DUBAI ABU DHABI

Tours

Udhëtim në Budapest

 

-4 Ditë me Guidë 

 

Nisja më:     


🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 6 & 27 Nentor  
🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 12 Shkurt

🗓️ 4 Ditë  Nisjet: 5 & 19 Mars

 

Vizitohet: Budapest. Fjetje 3 Netë në Budapest. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Budapest - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.

Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.

Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

  

 

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 

Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më  13.45 - Mberritje në Budapest më 15:20. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

 

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda.  Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më 11:45 - Mberritje më 13:10.

 

 

Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit

 

Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet. 

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Budapest-Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 

-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Udhëtimet tona

DUBAI 11