Emri/Mbiemri *
Telefon *
Email *
Destinacioni *
Check-In *
Check Out *
Persona *
Persona *

Zgjidh paketën

Dhomë *

Oferta Speciale

Cruise 

Let's travel!

Thailand 

Let's travel!

Maldives 

Udhëtim Colmar dhe Strasbourg

 

-2 Ditë me Guidë 

 

Nisja më:     

 

🗓️ 2 Ditë  Nisjet: 26 Tetor
🗓️ 2 Ditë  Nisjet: 9 Nentor  
🗓️ 2 Ditë  Nisjet: 7 Dhjetor

 

Vizitohet: Strasburg, Mulhouse, Karlsruhe, Shtutgart, Baden-Baden. Fjetje 1 Natë në Strasbourg. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Basel / Karlsruhe/Baden-Bade - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.

Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.

Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 

Fluturimi nga Tirana për në Bazel. Nisja nga Tirana ne 05.50. Mbrritja në Bazel në orën 08.10. Pas mbërritjes, nisja drejt Mulhouse. Vizitë në qendrën historike të qytetit, ku shihen: Place de la Réunion, Bashkia historike, Tempulli Saint-Étienne dhe Place de la Bourse.Më pas, nisja drejt Colmar. Vizitë në një prej qyteteve më karakteristike të Alsasës. Shihen: lagjja Krutenau, e njohur si “Venecia e Vogël”, kanali Lauch, qendra historike, Kisha e Shën Martinit, Shtëpia Adolph, Maison des Têtes dhe rrugicat me shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe. Pas përfundimit të vizitës, nisja drejt Strasburgut. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Strasburg, qendra historike e të cilit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës shihen: Katedralja Notre-Dame e Strasburgut, Maison Kammerzell, Sheshi Gutenberg, lagjja karakteristike Petite France, kanalet e qytetit dhe Ponts Couverts. Në varësi të kohës në dispozicion, vizitë panoramike pranë Parlamentit Europian.Më pas, nisja për në Baden-Baden. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë në qytetin e njohur termal gjerman, të pozicionuar pranë Pyllit të Zi. Gjatë vizitës shihen: qendra historike, Lichtentaler Allee, Kurhaus dhe Kasinotë e Baden-Badenit, Teatri, Kisha Stiftskirche dhe Festspielhaus.
Transferimi për në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Baden Baden në orën 14.55. Mbërritja në Tiranë, në orën 17.00

 

Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit

 

Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet. 

 

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel dhe Baden -Baden - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
3. Akomodim në hotel për 1 natë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë shpine me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.

(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.

-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 

-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.

-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.

-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm

 

**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:

 

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për  ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.

-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.

-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).

-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.

-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.

Bileta Avioni

West  Travel Albania 

Arsyet pse na zgjidhin Ne!

Udhëtime të sigurta

Cilësia e shërbimeve tona

Klientë të kënaqur

DESTINACIONET

Klientët Tanë

West  Travel Albana

.

.

.