DUBAI
ABU DHABI
-2 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 2 Ditë Nisjet: 9 Nentor
🗓️ 2 Ditë Nisjet: 7 Dhjetor
Vizitohet: Strasburg, Mulhouse, Karlsruhe, Shtutgart, Baden-Baden. Fjetje 1 Natë në Strasbourg. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Basel / Karlsruhe/Baden-Bade - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.


Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi nga Tirana për në Bazel. Nisja nga Tirana ne 05.50. Mbrritja në Bazel në orën 08.10. Pas mbërritjes, nisja drejt Mulhouse. Vizitë në qendrën historike të qytetit, ku shihen: Place de la Réunion, Bashkia historike, Tempulli Saint-Étienne dhe Place de la Bourse.Më pas, nisja drejt Colmar. Vizitë në një prej qyteteve më karakteristike të Alsasës. Shihen: lagjja Krutenau, e njohur si “Venecia e Vogël”, kanali Lauch, qendra historike, Kisha e Shën Martinit, Shtëpia Adolph, Maison des Têtes dhe rrugicat me shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe. Pas përfundimit të vizitës, nisja drejt Strasburgut. Sistemimi dhe fjetja në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Strasburg, qendra historike e të cilit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës shihen: Katedralja Notre-Dame e Strasburgut, Maison Kammerzell, Sheshi Gutenberg, lagjja karakteristike Petite France, kanalet e qytetit dhe Ponts Couverts. Në varësi të kohës në dispozicion, vizitë panoramike pranë Parlamentit Europian.Më pas, nisja për në Baden-Baden. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë në qytetin e njohur termal gjerman, të pozicionuar pranë Pyllit të Zi. Gjatë vizitës shihen: qendra historike, Lichtentaler Allee, Kurhaus dhe Kasinotë e Baden-Badenit, Teatri, Kisha Stiftskirche dhe Festspielhaus.
Transferimi për në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Baden Baden në orën 14.55. Mbërritja në Tiranë, në orën 17.00
Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Bazel dhe Baden -Baden - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
3. Akomodim në hotel për 1 natë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë shpine me përmasa deri në 40 x 30 x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.
Adresa:
Rruga Frederik Shiroka
Kati I, 1001, Tirana , Albania
© 2026 westtravel.al
