DUBAI ABU DHABI

Tours

Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi -Me Fly Dubai.

 

✈️ 5 Ditë me Guidë - Cmime fikse 


🗓️ 4 , 11 , 18 , 25  Nentor nga €699 / personi
🗓️ 2 , 9 , 16  Dhjetor nga €699 / personi

🗓️ 23 Dhjetor nga €799 / personi


_________________________________


⚠️Kujdes: Çmimet mund të ndryshojnë.

 

✅ Në çmim përfshihet:
✈️ Bileta e avionit vajtje–ardhje Tiranë–Dubai-Tiranë
🚌 Transfertat aeroport–hotel–aeroport
🏨 Akomodim në Dubai 4 netë / 5 ditë
🍽️ Mëngjeset në hotel (Ecos Dubai Hotel)
🏙️ Shëtitjet sipas programit:
🚌 1 ditë Dubai City Tour
🚌 1 ditë Abu Dhabi City Tour
🗣️ Guidë në shqip gjatë gjithë udhëtimit
🗣️ Guida vendase në disa shëtitje
🎒 7 kg bagazh dore + 20 kg bagazh check-in

 

 

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën  12:25 - Mbrritja në Dubai në orën 20:30 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

 

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. 
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
-(Opsionale) Mbasdite, Safari, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame ose Miracle Garden.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë: 
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 08:20 - Mbrritja ne Tirane 11:25.


Çmimi  përfshinë:
* Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Tirane-Dubai-Tirane me Fly Dubai
* Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
* Akomodimi në Hotel në Dubai
* Mëngjeset në Hotel.
* Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
* Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
* Guida vendase në disa Shëtitje.
* Një Bagazh 7 kg  (55 x 40 x 23 cm).
* Një Bagazh 20kg.

 

Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel - Vlerësimi në booking 9.1

 

  

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
2. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame ose Miracle Garden me transfertë - €47
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
Kujdes: 

"Ekskursionet opsionale nuk përfshihen në çmimin bazë të paketës. Personat që nuk kanë kryer pagesën për këto aktivitete, nuk marrin pjesë në to dhe nuk janë të pranishëm gjatë realizimit të tyre."

**Renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.

 

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.


POLITIKAT E UDHËTIMIT

 

*Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:

 

-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Krevati i tretë në dhomë ofrohet me shtesë (extra bed) dhe nuk mund të jetë ngjashëm me shtratin standard.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë 100 Euro.
-Për fëmijët e moshës 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 90 euro. Ndërsa fëmijët 2–11 vjeç përfitojnë një zbritje prej 30 euro nga çmimi i plotë i paketës.
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.

 

 

*Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:


-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa fluturimi, anulime apo ndryshime në itinerar të shkaktuara nga kushtet atmosferike, kufizime operacionale apo faktorë të tjerë jashtë kontrollit të saj (forcë madhore).  Çdo ndryshim i fluturimit i komunikuar nga kompania ajrore do t’i përcillet klientit në kohë reale, sapo agjencia të njoftohet.
-Renditja e ekskursioneve mund të ndryshojë në varësi të kushteve dhe disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi në rast se pasagjeri ndalohet, refuzohet në hyrje ose kthehet nga autoritetet kufitare për arsye që lidhen me dokumentacionin e udhëtimit, 
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç, të cilët udhëtojnë pa praninë e të dy prindërve, duhet të pajisen me autorizim/prokurë të noterizuar, në përputhje me kërkesat ligjore. Rekomandohet që dokumenti të jetë në dy kopje.
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 6 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit, 
-Vendosja e pasagjerëve në avion kryhet automatikisht gjatë procesit të Check-in në Desk, 

Udhëtimet tona

DUBAI 11