





-4 Ditë me Guidë
Nisja më:
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 8 & 29 Nentor
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 13 Dhjetor
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 14 & 28 Janar
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 11 & 25 Shkurt
🗓️ 4 Ditë Nisjet: 4 & 11 & 18 Mars
Vizitohet: Pragë dhe Karlovy Vari. Fjetje 3 Netë në Pragë. Mëngjeset në Hotel. Fluturimi Tiranë - Pragë - Tiranë. Transfertat dhe Shëtitjet, Shoqërues Shqiptar gjate udhëtimit.
Kujdes: Çmimi mund të ndryshojnë.
Çmimet janë dinamike dhe rezervimet janë të paanullueshme.

Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 19:40 - Mberritje në Pragë më 21:45. Transferimi për në Pragë. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 15:45 - Mberritje në Tiranë më 17.40.
Shenim: Data te caktuara kane orare te ndryshme fluturimesh , saktesoni me agjensine oraret e fluturimit
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Pragë-Tiranë
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një cantë shpine me përmasa fikse deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
**Kujdes i veçantë për akomodimin dhe pagesat:
-Në rast se krevati dopio nuk është i disponueshëm, do të vendosen dy krevate teke të bashkuar.
-Akomodimi në dhomë teke (single) ka një pagesë shtesë
-Për të proçeduar me rezervimin kërkohet një parapagim prej 70% të shumës totale; pjesa e mbetur duhet të shlyhet jo më vonë se 20 ditë para nisjes.
-Pagesat e kryera janë të pakthyeshme.
-Detajet e nisjes dërgohen të paktën një ditë përpara udhëtimit në kontaktet tuaja.
-Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër,por përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm
**Kushtet dhe përgjegjësitë e agjencisë:
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesa apo ndryshime në itinerar si pasojë e kushteve atmosferike apo faktorëve të tjerë jashtë kontrollit (forcë madhore), renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime në oraret e nisjes dhe mbërritjes të ndyshuar nga kompania ajrore, Çdo ndryshim i orareve të fluturimeve nga ana e kompanive ajrore do t’ju komunikohet në kohë reale.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për pasagjerët që ndalohen apo kthehen nga autoritetet kufitare për arsye të tilla si mungesa e dokumentacionit të duhur, dëbim (espuls), etj.
-Udhëtarët nën moshën 18 vjeç që udhëtojnë pa të dy prindërit, duhet të pajisen me prokurë të noterizuar (në dy kopje).
-Pasaporta duhet të ketë vlefshmëri minimale prej 3 muajsh nga data e kthimit të udhëtimit.
-Vendosja e pasagjerëve në avion bëhet automatikisht gjatë Check-In-it Online.




Adresa:
Rruga Frederik Shiroka
Kati I, 1001, Tirana , Albania
© 2026 westtravel.al
